Gomisteri, librari dhe kancelari nga sot të hapura

Dita e hënë nga nxjerrë nga karantina bizneset e para, të cilat vijojnë të jenë të mbyllura prej javësh në kuadër të masave të marra kundër përhapjes së koronavirusit.

Me vendim të ditës së sotme 30 mars 2020, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bëri një ndryshim në urdhrin e datës 20 mars “Për mbyllje apo kufizimin e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë” ku bizneset gomisteri, tregtia me pakicë e librave në dyqane të specializuar dhe shitjet me pakicë për kancelari dhe pajisje të zyrës nga dita e sotme do të lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre brenda fashës së orarit të përcaktuar nga qeveria 05:00-13:00.

Këto biznese, ashtu si dhe të tjerat, duhet të sigurohen që gjatë periudhës që qëndrojnë të hapura të respektojnë të gjitha masat e sigurisë dhe ruajtjes së distancës së klientëve në mënyrë që të mos bëhen rrezik apo burim i përhapjes së mëtejshme të infeksionit COVID -19