Ish-ylli i “One Direction”, Harry Styles, është përfolur për një romancë dashurie me këngëtaren dhe tekstshkruesen e njohur Adele, pasi dyshja u fotografuan së bashku në pushime në fillim të këtij viti.
26-vjeçari dhe 31-vjeçarja nxitën thashethemet për lidhje gjatë pushimeve me shoqërinë në ishujt përrallor Karaibe.Duke folur për Howard Stern në shfaqjen e tij radiotelevizive Sirius XM, ai tha: “Ndihemi sikur varemi nga njëri-tjetri”. Harry vazhdoi të shpjegojë se: “Është gjithmonë shumë e vështirë të gjesh një lloj ekuilibri, sepse dëshiron të takohesh normalisht me të por nderkohe dhe ta mbrosh atë”.
“Unë mendoj se duhet të kalojmë kohë të mjaftueshme me njëri-tjetrin, ku mund të njiheni me njëri-tjetrin para se të marrim vendime”. Ish-ylli i One Direction këmbënguli që ai nuk po takohet me të për momentin, por shpreson të vendosi dhe të martohet në të ardhmen.
“Unë dëshiroj të ndodh. Është definitivisht ajo që dua”.ka then Styles.
- “C’est la vie”, një këngë për jetën nga Besa Kokëdhima
- Lady Gaga: Albumi i ri “Chromatica” publikohet në prill