Header

Harry Styles i dedikon një tatuazh Olivia Wilde

Harry Styles ka bërë një tatuazh të ri dhe sigurisht nuk është aspak i pritshëm, ndoshta as i konceptueshëm për shumë persona. Por, Harry i ka dedikuar një tatuazh ish-it…

Ndërsa ishte në një udhëtim me varkë me miqtë në Bolsena të Italisë, u vu re se ai kishte bërë një tatuazh të ri në kofshëku shkruante “Olivia”. Kjo vjen tetë muaj pasi ai dhe Olivia Wilde u ndanë pas dy vitesh lidhje.

Siç shihet në fotot e siguruara nga mediat e huaja, Styles u shfaq në varkë me James Corden dhe gruan e tij Julia Carey, plus modelen e ‘Victoria’s Secret’, Jacquelyn Jablonski dhe partnerin e saj Xander Ritz.

Disa fansa kanë spekuluar në rrjetet sociale për kuptimin e tatuazhit të Styles. Ndërsa shumë besojnë se është për Wilde, të tjerë kanë vënë në dukje se mund të jetë gjithashtu një referencë për këngën e vitit 2015 të One Direction “Olivia”. Styles e ka shkruar këngën me kompozitorët Julian Bunetta dhe John Ryan, por jo me ndonjë nga ish-shokët e tij të grupit.

Olivia, e cila u takua me Styles në vitin 2021 në xhirimet e filmit të saj të vitit 2022 ‘Don’t Worry Darling’, nuk ka bërë kurrë tatuazhe kushtuar partnerëve të saj, në të kaluarën apo në të tashmen. Megjithatë, ajo ka emrat e djalit të saj, Otis, dhe vajzës, Daisy, në krahët e saj.

Olivia dhe Styles nuk e kanë komentuar kurrë ndarjen e tyre, të raportuar për herë të parë nëntorin e kaluar, dhe ishin kryesisht private për lidhjen e tyre. Por qershorin e kaluar, aktorja tregoi mbështetjen publike për këngëtarin duke “pëlqyer” një video në Instagram të yllit të pop-it duke performuar “What Makes You Beautiful” të One Direction, një nga koncertet e tij.

You may also like ...