Princi Harry do të ishte i mirëpritur për t’u kthyer në familjen mbretërore, por vetëm pa gruan e tij, Meghan Markle, sipas një eksperteje mbretërore.
Jennie Bond beson se nëse Duka i Sussex do të kthehej në tokën e tij, familja do ta pranonte atë, pavarësisht nga grindjet e vazhdueshme.
“Divorci mes Harry-t dhe Meghan-it është vetëm çështje kohe, nëse jo ditësh”.
Kështu është shprehur së fundmi ekspertja e botës mbretërore.
Ajo tha për revistën ‘OK’ se njoftimi për divorcin e tyre do të bëhet i ditur shumë shpejt, por kjo nuk është e gjitha.
“Burime të besueshme brenda Pallatit Buckingham kanë konfirmuar se Harry, pa Meghan, do të falet menjëherë nga mbreti dhe familja e tij“, shtoi ajo.
Ky zbulim i rëndësishëm duket se hap dyert për një jetë të re për Princin Harry edhe pse kostoja do të jetë divorci nga ish-aktorja.
“Unë mendoj se ka ende vullnet të mirë ndaj Harrit, ose më mirë, ndaj Princit të vjetër Harry, atij që të gjithë e mbajnë mend. Ai mund të rifitojë terrenin që ka humbur me kalimin e kohës dhe të mirëpritet përsëri nga familja”, tha Bon.
Komentet e Bond në fakt i bëjnë jehonë atyre të ish-shërbyesit të Princeshë Dianës, Paul Burrell, i cili së fundi tha për shtypin se britanikët do ta mirëpresin Harry-n me krahëhapur, por pa gruan e tij.
Edhe tabloidet angleze dyshojnë se Harry ka blerë tashmë një shtëpi të re jashtë Londrës, dhe është gati për një kthim të papritur në Mbretërinë e Bashkuar.
- Al Pacino bëhet baba për herë të katërt në moshën 83-vjeçare
- Përditësimi i ri i Whatsap do ta bëjë komunikimin edhe më praktik!