Reperi duket se ka lënë pas krahëve historinë 10-vjecare të dashurisë me Chiara Ferragni dhe ka nisur një romancë të re.
Fedez duket se ka gjetur sërish dashurinë me modelen franceze Garance Authié.
Ndërsa merrte pjesë në Çmimin e Madh të Monakos, Fedez u pa në shoqërinë e modeles.
Reperi është fotografuar duke ecur dorë për dore me vajzën, të cilën më pas e ka publikuar edhe në rrjetin e tij social Instagram.
Sipas faqes Very Inutil People, ata janë takuar për herë të parë në mars në Courchevel, pastaj Paris, Miami, Coachella dhe tani në Monte Carlo.
- “Eras Tour” i Taylor Swift: 4,3 milionë dollarë për veshje, grim, flokë
- Pas daljes nga ‘BBVA’, Romeo publikon foton e parë me Heidin