Header

Halle Bailey shpjegon pse e mbajti sekret shtatzëninë

Ndonëse mediat e huaja ndezën thashethemet për një shtatzani të mundshme të Halle Baily, aktorja mundi që ta mbante të fshehtë nga publiku.

Megjithatë komentet nga fansat ishin të shumta për faktin se aktorja nuk u tregua e sinqertë,duke bërë që disa të dilin kundër Bailey.

Tashmë e relaksuar në rrjetet sociale ajo ka zgjedhur t’u përgjigjet këtyre komenteve duke thënë se e ka marrë këtë vendim në mënyrë që të mbrojë qetësinë dhe paqen e saj.

Ylli i “Little Mermaid” në Snapchat, është shprehur se dëshironte të kalonte një periudhë të bukur larg syve të publikut.

23-vjeçarja njoftoi se kishte mirëpritur djalin e saj të parë në janar të këtij viti me partnerin DDG, me të cilin jeton një histori dashurie që nga viti 2022.

You may also like ...