Header

Habit Tayna: Këpucët për klipin e parë i kam marrë borxh

Ajo u kthye shpejt në artistet më të përlqyera dhe të ardhurat e saj nisën të rriteshin shpejt. Mirëpo Tayna i kujton ende kohët kur s’ishte mirë nga gjendja ekonomike.

Për të mos i ngushtuar prindërit duke i kërkuar para, pasi nuk e dinte sa sukses do të kishte videoklipi, ajo i ka kërkuar tezes së saj këpucë borxh, ka thënë reperja në intervistën përballë Berat Buzhalës.

“Kur e kam bërë këngën e parë, më është dashur me ble këpucë e sende po prapë nuk i kam lyp se nuk kam dashtë me i ngushtu. Kam pas nevojë dhe më ka ndihmuar tezja, në këngën e parë këpucët i kam marrë prej tezes. E falenderoj tezen”, është shprehur këngëtarja.

You may also like ...