Aktorja e njohur hollivudiane, Sharon Stone ka habitur së fundmi me deklaratën e sja.
Stone ka deklaruar se do të zhvendoset në Itali nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Aktorja e deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të “shtypjes dhe urrejtjes”.
“Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”, është shprehur 66 vjeçarja për mediat e huaja.
Ndërkohë, një mike e saj ka thënë për gazetarët se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë.
“Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”, ka deklaruar ajo.
Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.
- OBSH: 1 në 20 persona në Europë janë të varur ndaj alkoolit
- Sot nisin Lojërat Olimpike “Paris 2024″, gjithçka që duhet të dini