Në një dalje në podcastin Call Her Daddy, themeluesja e Goop, foli për romancat e saj të mëparshme me dy aktorët gjatë një loje të quajtur “Brad apo Ben” që e detyroi atë të krahasonte dy ish të dashurit.
Paltrow ishte me Affleck nga viti 1997 deri në vitin 2000, ndërsa me Pitt nga 1994 deri në 1997.
Kush ishte më romantik, kush e bënte të qeshte më shumë dhe me cilin nga të dy kishte më shumë gjasa të debatonte?
Megjithëse disa nga përgjigjet e saj ishin të qarta, kur u pyet se cili nga të dy ishte më i mirë në shtrat, Paltrow tha se zgjedhja ishte “me të vërtetë e vështirë”.
“Bradi ishte si një lloj kimie madhore, dashuria e jetës në atë kohë, kurse Ben ishte teknikisht i shkëlqyer”, qeshi ajo para se të shtonte, “Nuk mund ta besoj se vajza ime po e dëgjon këtë! ”
Paltrow tha se Pitt ishte më romantiku nga të dy, megjithëse ishte Affleck ai që e bënte atë të qeshte – dhe me të cilin kishte më shumë gjasa të debatonte.
Ajo gjithashtu i përshkroi të dy si “puthës të mirë”.
- Lidhja e panjohur e Kate Middleton me Princeshën Diana
- Pak ditë para finales, Donaldi motivon Luizin: Qetësohu se do ta fitosh