Shakira është e para këngëtare që do të marrë çmimin si “Gruaja Latine në Muzikë” nga revista prestigjioze amerikane Billboard.
Më 7 Maj, kjo revistë do të japë për të parën herë këtë trofe, që do t’i shkojë yllit kolumbian të rrymave Pop, Rock dhe Latin.
46-vjeçarja ka një karrierë të gjatë në botën e muzikës, të cilën e nisi që në vitin 1990, për t’u shndërruar shumë shpejt në një yll. Ajo numëron 12 albume.
Hitin e saj më të fundit të publikuar në Mars “Te quedo grande”, 46-vjeçarja ia kushton ndarjes me ish-bashkëshortin Gerard Pique, i cili e la për të dashurën e re Clara Chia Marti. Javët e fundit, ajo u zhvendos nga Barcelona në Miami së bashku me dy fëmijët e saj.