Header

Gjyshërit modernë të Ledrit kërcejnë me këngën e nipit

Ledri Vula është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar. Ai ka fansa të shumtë si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Dy ditë më parë ai ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Prej inatit”. Kënga ritmike është pëlqyer nga të gjithë, por mesa duket më së shumti nga gjyëshërit e Ledrit.

Vetë Ledri ka postuar në rrjetin e tij social “Instagram”, një video ku shihent gjyshja dhe gjyshi i tij duke kërcyer me këtë këngë ritmike. Ata përpiqen të imitojë nipin e tij me lëvizjet si reper ndërkohë Ledri duke i filmuar është shkrirë se qeshuri.

“Kur jam i lodhur ose pa humor, ndërroj dhomë dhe qëndroj me dy personat më pozitivë në jetën time. Gjyshërit e mi, gjithmonë të gatshëm për të kërcyer me çdo këngë timen.”- shkruan reperi.
https://www.instagram.com/p/B89UMxDh0iN/?utm_source=ig_embed

You may also like ...