Header

Genc Fuga i nënshtrohet një operacioni të dytë në kokë!

Lajmi se aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru preku mbarë opinionin publik. Bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani, me anë të një postimi në rrjetet sociale kërkoi ndihmën e kolegëve dhe të gjithë ndjekësve që të mund të siguronte shumën prej 19 mijë euro për ndërhyrjen kirurgjikale që duhet të realizonte në mënyrë urgjente, shumë e cila u sigurua në vetëm 1 orë.

Pas ndërhyrjes së parë, bashkëshortja e artistit Genc Fuga ka folur për “Iconstyle” dhe ka treguar se këtë të hënë aktori i është nënshtruar një ndërhyrje të dytë në kokë. Të njëjtat burime mësuan se pas operacionit të parë, i cili shkoi mirë dhe gjendja e aktorit ka qenë e qetë, pritet që ky operacion të ndihmojë më tepër gjendjen e Fugës.

Vështirësitë ekonomike që qytetarë të vendit tonë përballen çdo ditë janë të shumta, dhe këtu nuk përjashtohen as emra të njohur të artit. Lidhur me këtë Genc Fuga pak kohë më parë ka folur në një emision televiziv, ku ka shpjeguar situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani.

“Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit, që presim daljen e rrogës së radhës”, shprehej Genci teksa u pyet për provën më të madhe të dashurisë që i ka dhënë gruaja.

I

You may also like ...