Header

“Fortnight” e Taylor Swift më e dëgjuara në Spotify

Ashtu siç edhe pritej kënga kryesore e albumit të ri të Taylor Swift po pritet mjaft mirë nga fansat. Projekti “Fortnight”, një bashkëpunim me reperin Post Malone është bërë kënga më e dëgjuar në platformën Spotify në një ditë të vetme.

Lajmi u bë i ditur nga vetë kompania. Në më pak se 12 orë pas publikimit albumi “The Tortured Poets Department” u bë albumi më i transmetuar i Spotify në një ditë të vetme duke ja kaluar në këtë mënyrë edhe këngëtares Beyonce.  “Më 19 prill 2024, “Fortnight (feat.Post Malone)” e Taylor Swift u bë kënga më e transmetuar e Spotify në një ditë të vetme”, thuhej në një postim në X nga platforma e transmetimit.

Më 18 prill, artistja e njohur njoftoi se “Fortnight” ishte kënga e parë në albumin e saj dhe paralajmëroi se projekti muzikor do të vinte edhe me një videoklip për fansat.

Swift, e cila ka 11 albume në krye të listave në Mbretërinë e Bashkuar, kishte njoftuar se po përgatitetj për një album të ri në ceremoninë e Grammy Awards që u mbajt në shkurt.

Spotify on X: "On April 19th, 2024, Taylor Swift's 'Fortnight (feat. Post Malone)' became Spotify's most-streamed song in a single day. https://t.co/BWTF34NEVQ" / X

You may also like ...