Header

Fituesit e Grammy po punojnë këngën e Arilenës

“Shaj” është kënga e kompozuar nga Darko Dimitrov me tekst të Lindon Berishës e kënduar nga Arilena Ara që triumfoi në festivalin e fundvitit në RTSh.

Mirëpo, kënga që e kemi dëgjuar në skenën e Fest 58 duket se do të pësojë ndryshime për festivalin europian.

Sipas WiWiBlogs, Arilena do të modifikojë projektin e saj dhe për këtë arsye është duke punuar me një nga studio-t më të mëdha në Amerikë ku ka regjistruar dhe Michael Jackson.

Versioni i ri po punohet nga dy producentë që kanë fituar Grammy dhe kënga do të jetë në gjuhën angleze.

Se çfarë ka ndryshuar Arilena na mbetet ta shohim kur të publikohet me videoklip zyrtar dhe ne mezi po e presim.

You may also like ...