Header

Fansja e Harry Styles burgoset për përndjekje të artistit (i dërgoi mbi 8000 letra)

Një fanse e Harry Styles është burgosur pasi dërgoi 8000 letra në adresë të këngëtarit në më pak se një muaj, duke shkaktuar alarm dhe shqetësim serioz.

Myra Carvalho, 35 vjeçe, dërgoi kartat e dasmës në shtëpinë e yllit të One Direction dhe gjithashtu i shkroi letra të shkruara me dorë.

Ajo mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar dhjetorin e kaluar për të përndjekur Styles dhe kishte qëndruar në një bujtinë në Earl’s Court.

Ajo u dënua me 14 javë burg, sepse u deklarua fajtore për një akuzë për ndjekje që përfshinte alarm apo shqetësim serioz, tha një zyrtar i gjykatës.

Gjithashtu, për të u vendos masë ndalimi për 10 vjet, duke mos e lënë të marrë pjesë në asnjë eveniment ku Harry Styles interpreton.

You may also like ...