Header

“Familja nuk më mbështeti” – Princi Harry flet për vdekjen e nënës së tij

Më 31 gusht 1997, Princesha Diana vdiq në një aksident automobilistik në Paris në moshën 36-vjeçare. Në atë kohë, William ishte 15 vjeç, ndërsa Harry ishte 12 vjeç.

Vdekja e saj ishte një nga çështjet më të mëdha të kohës, pasi “ngriu” planetin, ndërsa thashethemet që pasuan ishin edhe më të mëdha.

Princi Harry, tashmë 39 vjeç, në një intervistë me Nicky Scott, themeluesin e Scotty’s Little Soldiers, i cili mbështet fëmijët që kanë humbur një prind në ushtri foli për kohën e vështirë në jetën e tij pas vdekjes së nënës së tij.

Ai thotë se kaloi njëzet vjet duke u përpjekur të mos mendonte për humbjen e nënës së tij dhe pas dy vitesh që përjetoi kaos absolut, vendosi të kërkonte ndihmë.

Duka i Sussex-it pohoi se gjatë kësaj periudhe shumë të vështirë të jetës së tij kishte mungesë të mbështetjes nga familja e tij, gjë që e bëri atë të mbyllej në vetvete.

Ai vetë pranoi se nuk donte të fliste për nënën e tij me askënd, sepse vetëm përmendja e emrit të saj e zhyste në pikëllim.

“Sapo vendosa që doja të flisja për këtë çështje, gjërat u bënë më të lehta dhe fillova ta shijoj jetën. Nëse vendosni ta ndrydhni të vërtetën për një kohë të gjatë, do të fillojë t’ju “hajë” brenda”, shpjegoi Princi Harry, duke dërguar mesazhin e tij.

You may also like ...