Header

Evropa luftë për t’u përshtatur me temperaturat rekord, ekspertët japin lajmin e keq

Vendet mesdhetare po mbyllin atraksionet turistike dhe po rrisin kujdesin shëndetësor për sëmundjet që lidhen me nxehtësinë.

Shërbimi Evropian i motit paralajmëron se në të ardhmen duhet që të përgatitemi për valë të nxehta më intensive dhe më të gjata.

“Ne presim që valët e të nxehtit, si ato që goditën Evropën verën e kaluar ose ajo që po zhvillohet aktualisht, të bëhen më intensive dhe të zgjasin më gjatë për shkak të ndryshimeve klimatike,” tha Carlo Buontempo, drejtor i Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus.

Ndërkaq kujtojmë se javën që lamë pas, temperaturat tejkaluan 40 gradë Celsius në qytete në Itali dhe Spanjë, duke bërë që autoritetet të mbyllin atraksionet turistike dhe të lëshojnë paralajmërime.

Vala e të nxehtit në kontinent vjen pas qershorit më të nxehtë të regjistruar në botë dhe javës së parë më të nxehtë të korrikut. Sipas shërbimit Copernicus, temperaturat në qershor ishin 0.5 gradë Celsius mbi mesataren globale.

Kushtet e motit kanë pasoja negative për turizmin, bujqësinë dhe industrinë. Zjarret e shumta jashtë Athinës që filluan të hënën e kaluar po vijojnë ende të jenë active duke bërë të mundur që të Rodos të bëhet evakuimi i mijërave banorëve.

Duke folur për mediat për kufizimet në funksionimin e atraksioneve të Athinës për shkak të vapës, ministrja e Kulturës Lina Mendoni tha se po merrte përditësime çdo orë për vapën për të vendosur nëse do t’i mbajmë të hapura ambientet dhe theksoi se “ne të gjithë duhet të përshtatemi me krizën klimatike me të cilën po përballemi”.

Në Itali, autoritetet shëndetësore shpallën një emergjencë të nxehtësisë në më shumë se 20 qytete javën e kaluar, ndërsa spitalet janë paralajmëruar të përgatiten për një rritje të mundshme të njerëzve që vuajnë nga problemet e lidhura me nxehtësinë dhe që kërkojnë kujdes urgjent.

Në Romë, ku turistët përpiqeshin të gjenin vende pushimi të freskëta ose me hije, organizata e ruajtjes së qytetit dhe vullnetarët ngritën 28 ??stacione ndihme në të gjithë qytetin për të siguruar ujë, si dhe ndihmë mjekësore, për ata që janë pushtuar nga nxehtësia.

Një studim i udhëhequr nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global vlerësoi se më shumë se 61,000 njerëz vdiqën nga kushtet e lidhura me nxehtësinë në Evropë nga fundi i majit dhe fillimi i shtatorit të vitit të kaluar, me Italinë më të goditur nga i nxehti. Spanja dhe Gjermania ishin gjithashtu ndër ato me numrin më të madh të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë.

Valët e të nxehtit po bëhen më të zakonshme në të gjitha pjesët e botës, por Evropa po ngrohet më shpejt se mesatarja globale për shkak të përqindjes së lartë të masës tokësore dhe vendndodhjes së saj në sipërfaqen e Tokës.

You may also like ...