Header

‘Është fallco!’ Ilda Bejleri për Efin: ‘Nuk i dihet emri i të dashurit’

Ilda Bejleri ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në ‘Big Brother Fan Club’ për të folur mbi banorët dhe lojën e tyre, ku  ka komentuar rrugëtimin e Efit, e cila konsiderohet si kundërshtarja më e fortë përballë Luizit për fitoren e Big Brother VIP

Ajo nuk kurseu kritikat duke thënë se nuk ka qenë transparente me publikun, pasi nuk ka treguar ende kush është i dashuri i saj. Sipas Bejlerit, ajo ka marrë pjesë në një “reality shoë” dhe duhet të jetë e hapur që publiku ta njohë.

“Efit nuk i dihet emri i të dashurit njëherë, ngeli Genci Genci, ç’është kjo? Unë nuk e shoh kurrë këtë popullaritetin e Efit. Është në një reality show. Nuk ka mundësi ta fitojë se dhe ato fansat aty janë familjarë. Ti Luizit i njeh këdo, motrën, nënën, kunatin.”- tha Ilda.

You may also like ...