Izolimi e detyron Albanin t’i rikthehet look-ut 2005-s

Izolimi nga koronavirusi ka detyruar Alban Skënderaj t’i rikthehet look-ut të tij të vjetër kur i mbante flokët e gjata.

Përmes një fotoje që ka publikuar në rrjetet sociale shprehet se ç’nuk do jepte për një berber në këtë periudhë të vështirë.

Këngëtari ka publikuar foton me look-un e karantinës, krahas së cilës shkruan:

“U riktheva me pahir në 2005! Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/ parukier”- shkruan ai, fjalë të cilat i ndjemë më shumë se kurrë.