Header

“Eras Tour” i Taylor Swift pritet të rrisë ekonominë e Londrës me 300 milionë paund

Sipas një raporti të ri, fansat e Taylor Swift pritet të rrisin ekonominë e Londrës me 300 milionë paund (381 milionë dollarë) gjatë pjesëmarrjes se tyre në turneun rekord të superyllit amerikan “The Eras Tour”.

Këngëtarja dhe kantautorja, 34 vjeçe, do të japë tre koncerte të shitura në stadiumin “Wembley” të Londrës nga e premtja, përpara se ajo të kthehet sërish të performojë për pesë netë në muajin gusht.

Londra do të organizojë më shumë koncerte të “Eras Tour” se çdo qytet tjetër në botë, me afro 640 000 fansa që pritet të marrin pjesë në tetë datat e njoftuara. Për të festuar mbërritjen e Swift në kryeqytetin britanik do të organizohen një sërë ngjarjesh për të argëtuar fansat.

“Tetë shfaqjet e saj do të grumbullojnë gati 700 000 fansa nga i gjithë vendi dhe më gjerë në stadiumin “Wembley”, duke ofruar një shtysë të madhe për industrinë tonë të mikpritjes dhe një provë të mëtejshme se Londra është qyteti më i madh në botë ku mund të dëgjohet muzikë live”, tha kryetari i Bashkisë së Londrës Sadiq Khan.

Swift nisi turneun e saj “The Eras Tour” në Britaninë e Madhe, në fillim të këtij muaji në stadiumin “Murrayfield” në Edinburgh, ku dha tre shfaqje mahnitëse.

Ajo më pas përformoi në një koncert në Liverpool, për tre netë radhazi në stadiumin “Anfield”. Sipas një raporti të Autoritetit të Londrës, 640 000 fansat që do të ndjekin live shfaqjet ne “Wembley” vlerësohet të shpenzojnë mesatarisht 471 paund.

You may also like ...