Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa do të rikthehet sërish pranë publikut.
Tani ai është rikthyer: në muzikë me këngë të reja, në spektakle të ndryshme si DWTS dhe së fundmi në aktrim.
Pupa që pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother Vip Albania” është mjaft aktiv në mediat sociale teksa së fundmi ka ngacmuar ndjekësit e tij me lajmin për t’u rikthyer në aktrim.
Aktori ka lajmëruar në mediat sociale se do sjellë disa episode komike me skeçe të ndryshme pjesë e të cilave do jenë personazhe të ndryshme publike, që do publikohen në platformat e tij digjitale. E ftuara e parë do jetë Roza Lati.
Aktori kishte vite që mungonte me projekte të reja, nisur edhe nga zhvendosja e tij në Australi, por me sa duket është rikthyer për të qëndruar përsëri pranë publikut dhe ne mezi po presim të shijojmë humorin e tij fin dhe të pastër!
- Një humbje e vështirë, Megan Fox flet për herë të parë për abortin
- Meghan Markle do i rikthehet aktrimit? Ja si është e vërteta