Einxhel Shkira dhe Dj Dagz që prej njohjes në edicionin e parë të “Big Brother VIP” po jetojnë një histori të bukur dashurie. Ata tashmë prej më shumë se një viti janë bekuar me një djalë, Trev.
Einxhel Shkira ka qenë këtë të premte e ftuar në “Në kurthin e Piter Pan” dhe ka rrëfyer se pak kohë më parë Dagz i ka propozuar moderatores për martesë.
Teksa u pyet nga vogëlushët e vegjël të Piter Pan, Einxhel tha, “Dagz e dëgjove? Unë unazën e kam, propozimin e kam marrë. Tani po pres dasmën përrallore. Bregdeti, perëndimi…Duhet të jetë si e dua unë. Nëse nuk nis një beb tjetër, me siguri martohem shumë shpejt”.
Aktualisht Einxhel dhe Dj Dagz janë zhvendosur në Prishtinë.
- E papritur! Jennifer Lopez anulon turneun e verës
- Carla Bruni flet për betejën me kancerin: “Kam një vajzë 12-vjeçare dhe dua ta shoh të rritet”