Header

Egli Tako reagon pasi Olsi Bylyku foli rreth ndarjes së tyre: ‘Është humbja e tij’

Olsi Bylyku theu heshtjen mbrëmjen e djeshme duke folur për herë të parë mbi ndarjen nga Egli Tako, me të cilën ishte në një marrëdhënie prej rreth 4 vitesh. I ftuar në ‘Më lër të flas’, Olsi mohoi që njëri prej tyre ka gabuar, apo se arsyerja e ndarjes ka qenë nëna e tij.

“Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngët me Elgin. Nuk kam gabuar as unë as Egli. Ishte zgjedhja më e mirë, për herë të parë në jetën tonë, duke qenë të dy shumë njerëz të përgjegjshëm, zgjodhëm veten tonë.” – është përgjigjur ai, duke shtuar se “Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri-tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit”.

Pas deklaratës së tij ka ardhur edhe një reagim nga Egli. Ajo ka shpërndarë një postim në Instagram ku shkruan:

“Një grua e mirë nuk do e detyrojë kurrë një burrë të kuptojë që ajo është një grua e mirë. Nëse ai nuk e kupton vetë, është humbja e tij”.

You may also like ...