Header

Edhe Simpsons e parashikuan Coronavirusin

Fansat e serialit “The Simpsons” besojnë se komedia e animuar ka paralajmëruar botën për koronavirusin disa vite më parë.

Si prova, ata sjellin një episod të serialit në vitin 1993. Kjo pjesë sjell historinë rreth një virusi të quajtur Osaka Flu, i cili u përhap pasi banorët porositën lëngje nga Japonia.

Episodi tregon se lëngjet janë duke u mbushur në kuti në Japoni ndërsa një prej punëtorëve thotë: “Ju lutemi mos i tregoni mbikëqyrësit që kam grip.” Ai më pas kollitet në kuti, duke dërguar virusin në ShBA.

Gripi i Osaka që ka infektuar të gjithë qytetin ka disa ngjashmëri me koronavirusin , i cili ka prekur Kinën dhe 23 vendet e tjera deri më tani.

Ky serial nga viti 1989 deri më sot ka bërë disa parashikime të çuditshme, mes të cilave edhe fitorja e presidentit Donald Trump.

You may also like ...