Header

Edhe Shqipëria përfiton nga fondi i UEFA-s

Federata Shqiptare e Futbollit dhe 54 Federatat e tjera që janë anëtare të UEFA përfitojnë ndihmë prej 4.3 milionë Euro secila nga qeveria e futbollit evropian për të përballuar krizën e shkaktuar nga pandemia coronavirus. Fondi që në total shkon në 236.5 milionë Euro për të 55 federatat, është nga programi HatTrick që është krijuar në vitin 2004 për të mbështetur zhvillimin e disa zonave specifike të sektorit futbollistik në secilin prej vendeve në Evropë. Vetë UEFA komunikoi këtë dhënie fondesh nëpërmjet një komunikate për shtyp ku theksohet se cdo Federate i jepet e drejta për të përdorur kuotën e saj në mënyrën që konsideron më oportune duke parë efektin negativ të pandemisë coronavirus.

You may also like ...