Ed Sheeran doli në rrugët e New York për të paraprirë albumin e tij të ri.
Albumi i shtatë i këngëtarit dhe i pari nga kompania e tij diskografike, Gingerbread Man Records, do të publikohet më 29 shtator.
Dhe përpara se të dilte në top lista, Ed vendosi të fitonte disa fansa shtesë duke mbajtur një pankartë kartoni me fjalët ‘Vjeshta është këtu’ teksa filmonte në Big Apple.
Ai qëndroi përkrah djalit i cili është viral në Instagra për mbajtjen e pankartave. Ai mbante një tabelë tjetër me fjalën ‘Fall*’ në lidhje me atë që amerikanët e quajnë vjeshtë.
Ed u shfaq me humor të lartë teksa filmonte skenat dhe u fotografua duke ndaluar kalimtarët për intervista.
- Mick Jagger: Pasurinë do ta lë për bamirësi
- Megan Fox nxjerr në treg librin me poezi: Trupi dhemb nga pesha e mëkateve të burrave