Header

Ed Sheeran dhuron 1 mln paund për shkollën ku mësoi

Ed Sheeran ka dhuruar një 1 milion paund për shkollën ku ai mësoi.

Qëllimi i tij? Për të mbështetur fansat që ndajnë dashurinë e tij për artin.

32 vjeçari ka vendosur që kjo shumë parash të shkojë për nxënësit në shkollën e mesme “Thomas Mills” ku ata do të marrin mësime rreth artit.

Sheeran është i njohur për pasionin e tij për pikturën, duke shfaqur shpesh veprat e tij artistike në rrjetet sociale. Tani, ai e ka bërë një hap më tej duke krijuar një grant të ri në shkollën e mesme Thomas Mills.

Kjo nuk është hera e parë që artisti dhuron një shumë të konsiderueshme parash për këtë shkollë. Më herët ai ka ofruar mbështetje financiare që nxënësit në këtë shkollë të marrin mësime në muzikë, teknologji dhe fotografi.

Superylli botëror, një nga taksapaguesit kryesorë të Britanisë me 36 milionë funte, më parë i dhuroi shkollës një shifër të ngjashme në vitin 2022 për të ndihmuar studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre muzikore.

You may also like ...