Lojërat Olimpike të Parisit kanë shpërthyer në polemika pasi boksierja algjeriane Imane Khelif, e cila dyshohet se është një mashkull biologjikisht fitoi luftën e saj kundër boksieres italiane Angela Carini.
Imane Khelif i ka dhënë një përgjigje komenteve bullizuese që ka marrë gjatë Lojërave Olimpike, duke i përshkruar ato si ‘të dëmshme për dinjitetin njerëzor’.
Në intervistën e saj të parë që nga fillimi i Lojërave Olimpike, Khelif ka kritikuar trajtimin që ka marrë dhe u ka kërkuar fansave që të ‘përmbahen nga ngacmimet dhe komentet bullizuese që kanë bërë gjatë këtyre ditëve’
“I dërgoj një mesazh të gjithë njerëzve të botës që të respektojnë parimet olimpike dhe Kartën Olimpike, të përmbahen nga ngacmimi i të gjithë sportistëve, sepse kjo ka efekte, efekte masive. Mund të shkatërrojë njerëzit, mund të vrasë mendimet, shpirtin dhe mendjen e njerëzve. Mund të ndajë njerëzit. Dhe për shkak të kësaj, u kërkoj atyre që të përmbahen nga bullizmi.’: tha ajo për SNTV.
Para Olimpiadës së Parisit, Imane Khelif kishte dështuar në teste të shumta gjinore dhe ishte përjashtuar nga turnetë e mëdha në boks. Ajo u përjashtua gjithashtu nga Kampionatin Botëror 2023 pasi dështoi në testin e testosteronit të rëndësishëm për të vendosur kualifikimin gjinor.
Megjithatë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar lejoi Imane Khelif të merrte pjesë në Lojërat Verore të Parisit dhe kur ajo shkatërroi Carinin e Italisë, shkaktoi një ndikim të madh nga e gjithë bota se si u lejua një vendim kaq i çuditshëm.
- Arsyeja pse atletët olimpikë kafshojnë medaljet e tyre pasi fitojnë
- Olsi Bylyku prezanton publikisht partneren e re!