Header

Dyshja ‘surprizë’, Olta Gixhari takon Jorin pas daljes nga Big Brother

Modelja shqiptare, Jori Delli ishte e eliminuara e radhës nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe menjëherë pas daljes ajo ka takuar Olta Gixharin dhe kanë ndarë për fansat disa video.

Menjëherë pas daljes, Jori ka realizuar një takim me ish-banoren, aktoren Olta Gixhari, me të cilën kishte raporte të mira brenda shtëpisë.

Dy vajzat madje realizon një rubrikë argëtuese së bashku me titullin ‘surrati i bukur’ që ato tashmë po planifikojnë ta realizojnë edhe jashtë shtëpisë së famshme.

Si Jori ashtu edhe Olta kanë bërë postimi në rrjetet sociale përkatëse me njëra-tjetrën duke paralajmëruar projektin.

Ndërkohë, Jori ka bërë edhe një video me Oltën nën ritmin e këngës së Noizyt me Varrosin dhe MC Kreshën “16 Bars”, ku këndonin këto reshta nga teksti i këngës:

“Oh sa bukur pa shikoje top listen
Ec te shpia tani merre valixhen
Thelle n’det thirrem kapiten
E lshoj karrigen po asnjoni sun e zen”

Çfarë kanë dashur vallë të thonë vajzat përmes kësaj kënge?
Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin dy ish-banoret pas përfundimit të eksperiencës së tyre në formatin e Big Brother VIP Albania.

You may also like ...