Edhe pse videoja dhe disa foto të Kate Middleton duke bërë pazar në fermën pranë kështjellës Windsor gjatë fundjavës u bënë virale, sërish përdoruesit e rrjeteve sociale nuk binden e shumë prej tyre insistojnë se gruaja e shfaqur aty, nuk është princesha e Uellsit.
Disa madje shprehen se personi i fotografuar është Heidi Egan, një shtetase britanike, e cila ka një ngjashmëri shumë të madhe me Kate.
Heidi ka folur për TMZ, duke mohuar thashethemet se ishte ajo gruaja e fotografuar pranë princit William. “Njerëzit mendojnë se jam Kate Middleton tek ajo videoja që po qarkullon online. Unë kam një alibi dhe jo, s’jam unë gruaja në video. Në fakt, unë isha në punë.
Heidi tregoi se punon në një shkollë kërcimi, edhe gjatë së shtunës dhe puna e saj është 128 km larg fermës ku është fotografuar Kate, duke theksuar se është 100% e bindur se gruaja në video dhe fotot online është Kate. “Mendoj 100% se është ajo. Nuk kam marrë asnjë kërcënim, por njerëzit janë të shqetësuar për mirëqenien e Kate Middleton”.
Zërat dhe teoritë konspirative nisën në janar të këtij viti, pasi Middleton pati një operacion të planifikuar abdominal në janar. Në atë kohë, Pallati zgjodhi të mos zbulonte procedurën e saktë dhe vuri në dukje se princesha nuk do të kthehej në detyrat mbretërore deri pas festës së Pashkëve.
- Francë, 4 ditë punë në javë për prindërit e divorcuar
- Will Smith: “E kam lexuar Kuranin faqe për faqe”