Koronavirusi ka gjunjëzuar të gjithë botën me mijëra raste që shtohen çdo ditë.
Edhe në botën e sportit ka pasur shumë raste të lojtarëve dhe trajnerëve të prekur.
Pas mbrojtësit të Juventusit, Rugani edhe sulmuesi Paulo Dybala sëbashku me të fejuarën e tij Oriana kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.
Është vetë lojtari që e bën të ditur lajmin përmes një postimi në profilin e tij në Twitter.
Ai është shprehur se ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se janë nën kujdesin e mjekëve.
Edhe disa ditë më herët në rrjet qarkullonte një lajm se argjentinasi ishte i prekur, të cilën sulmuesi e përgënjeshtroi.