Header

Dy të dyshuar me koronavirus në Has, nisen me urgjencë në Tiranë!

Harta e të prekurve me koronavirus në vendin tonë duket se është zgjeruar.
Sipas informacioneve dy të dyshuar me koronavirus nga Hasi janë nisur drejt Tiranës, ku aktualisht gjenden në urgjencën infektive.

Drejtori i Spitalit të Hasit, Shaban Peka, ka konfirmuar për Dritare.net se janë dy të dyshuar, përkatësisht 73 dhe 56-vje që janë nsiur sot në Tiranë.

Nga të dhënat e siguruara mësohet se të dyshuarit kanë pasur konktakte me një familjar të kthyer kohët e fundit nga Italia.
Analizat e tyre pritet që të dalin ditën e nesërme.

You may also like ...