Kylie Jenner shpërtheu në lot në një episod të fundit të ‘The Kardashians’ sepse lexoi disa komente për pamjen e saj që e mërzitën jashtë mase.
Disa kanë komentuar se ajo duket më e vjetër se sa është në të vërtetë, në fotot e realizuara në Javën e Modës në Paris në janar.
Pamjet e 26-vjeçares u bënë virale në fillim të këtij viti dhe në një bisedë me motrën e saj Kendall, ajo iu ankua asaj për njerëzit që talleshin me fytyrën e saj. Kylie shpërtheu në lot ndërsa motra e saj u përpoq ta ngushëllonte.
Në janar, personazhi televiziv kaloi në tapetin e kuq për një sfilatë në Javën e Modës në Paris dhe sytë e të gjithëve u “tërhoqën” nga fytyra e saj e plakur papritur, siç u komentua në rrjetet sociale.
Disa nga KOMENTET:
“Çfarë ndodhi me fytyrën e saj?”
“Vajzë duhet të ndalosh operacionet plastike tani”
“Ajo është 26 vjeç dhe duket mbi 40”, shkruan ata në TikTok dhe Twitter.
Shumica e komenteve theksonin se ajo duket shumë e vjetër, pasi lëkura e saj nuk ishte si në paraqitjet e tjera. Të gjithë ata që e komentuan filluan të mendojnë se ishte një mbushës ose një operacion plastik i dështuar.
- Princi William feston ditëlindjen, Kate e uron me foton e rrallë
- Sot vapë tropikale, temperatura përvëluese, maksimalja deri në 40 gradë Celsius