Header

Dua Lipa zbulon një detaj interesant nga fëmijëria

Dua Lipa është emër që e njeh e gjithë bota falë karrierës së saj në muzikë, por emri “DUA” ka shkaktuar zhurmë jo rrallëherë. Ajo vetë ka thënë se ka ëndërruar emër tjetër, pavarësisht se është krenare për të.

Në një intervistë të fundit për BBC, këngëtarja shqiptare më famë botërore, Dua Lipa ka thënë se kur ishte më e re, ka dashur të kishte një tjetër emër.

“Njerëzit gjithmonë pyesin nga më erdhi emri. Jam shumë krenare për të, por kur isha e vogël ëndërroja të kisha emër, si për shembull, Hannah – diçka ‘normale’ dhe anglisht”, ka thënë ajo në festivalin “Hay”, shkruan BBC.

Këngëtarja në këtë festival letrar ka shpjeguar po ashtu se fëmijëria e saj ka qenë në dy vende. Ajo u lind në Londër, pasi prindërit ishin larguar nga Kosova për shkak të luftës. U kthye në Kosovë kur ishte 11-vjeçare, por u kthye sërish në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar shkollimin dhe nisur karrierën muzikore.

Lëvizja nga njëri vend në tjetrin, Duan e ka bërë të ndihet si “vajza e re”.

“Isha goxha e vendosur. Nuk ndieja se kisha të njëjtat mundësi në muzikë siç i kisha në Londër. Kisha ambicie. Babai thotë se është vështirë që të më thotë jo!”, ka thënë Lipa.

You may also like ...