Header

Doja Cat në ‘luftë’ me fansat

Artistja Doja Cat prej disa muajsh është në luftë me fansat e saj dhe shkak për këtë është bërë pikërisht pseudonimi që i kanë vendosur vetes. Fansat e saj duan të identifikohen me pseudonimin “Kittenz”, por këngëtarja duket se nuk e pëlqen diçka të tillë.

Megjithatë ka nga ata që argumentojnë se e gjithë kjo është një komplot i orkestruar me kujdes për të fituar publicitet për këngën e saj të radhës. Këngëtares i kanë kushtuar rëndë mosmarrëveshjet me fansat e saj, gjë që ka bërë që ajo të humbasë 200 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Ashtu si shumë yje, fansat e Doja Cat kanë një pseudonim për veten të cilin e kanë përdorur prej vitesh, dhe për herë të parë u shfaq pasi vetë reperja më herët bëri një sondazh duke i pyetur ata se si dëshironin të identifikoheshin.

Edhe pse duket se po i largon fansat e saj, Doja Cat  po përgatitet për të nisur një turne të ri  dhe pritet të publikojë albumin e saj të katër

You may also like ...