Heidi Baçi dhe Romeo Veshaj, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre në “Big Brother VIP” pas disa ditëve që nuk kishin më raportin e tyre të mëparshëm.
Gjatë një bisede të gjatë vetëm për vetëm mbrëmjen e djeshme, çifti kanë sqaruar me njëri-tjetrin qëndrimet e tyre, ku Romeo është shprehur se ka frikë ta humbasë Hedin.
“Edhe nëse e zvarris e bëj se kam frike po të them, kam frikë të të humbas ty dhe prandaj kam lënë kohë. Ndonjëherë i them vetes të mbaj qëndrim, por s’të mbaj dot, me ty vepron e pavetëdijshmja”, është shprehur aktori.
Ai i tha se në BBV, ashtu si edhe ajo ka hyrë për një qëllim, por Heidi i ka dalë jashtë parashikimeve. Romeo i tha se ka gabuar në disa situata më të, dukë i lënë të nënkuptohet se nuk do të vazhdojë më.
“Unë këtu ka hyrë për një qëllim siç ke hyrë ti e të tjerët, ti më ke dalë jashtë parashikimeve totalisht. Për një periudhë kohe ma kë bërë shumë të bukur. Ndonjëherë me të mirën vjen edhe e keqja. Ndoshta të kam rënduar në disa situata, kam gabuar me ty…”, tha ai.
Heidi po ashtu është shprehur se ka kërkuar vazhdimisht të flasë më Romeon, por nuk kanë biseduar. Ajo i tha se në shtëpi për të do jetë e padukshme dhe do i mbaj qëndrim.
“Do jem e padukshme për ty, ndarje tamam, qëndrim, secili gjerat e veta. Je i lumtur?”, tha ajo.
- Jo vetëm fituesit, të gjithë të ftuarit marrin dhurata luksoze në “Oscars”
- Billie Eilish bën historinë, më e reja që fiton ‘2 Oscars’