Neymar ka bërë një veprim aspak të hijshëm në vilën e tij luksoze në Rio de Janeiro e cila i ka kushtuar një gjobë prej 1 milion euro.
Bëhet fjalë për një liqen dhe një lumë artificial që Neymar kishte ndërtuar së fundmi në vilën e tij luksoze në Rio de Zhaneiro, një devijim zgjatimi i një lumi aty pranë, i shoqëruar edhe me prerjen e disa pemëve, të cilat kanë ngritur në këmbë menjëherë Agjencinë e Mjedisit në Brazil, pas denoncimit të grupeve ambientaliste.
Kërkesa është mirëpritur dhe ka vënë menjëherë në lëvizje edhe forcat e policisë, të cilat kanë hyrë në shtëpi dhe pasi janë përballur edhe me të atin e Neymarit, në fund kanë dhënë urdhrin e sekuestrimit dhe akordimin e gjobës 1 milionë euroshe.
Madje, tani Neymar, me shumë mundësi, do i duhet të kthejë gjithçka siç ishte më parë.
- Anija më e madhe e lundrimit në botë është pothuajse gati
- Fansja hedh hirin e nënës së saj të vdekur në skenën ku po performonte Pink!