Në një intervistë me Andy Cohen, Demi Lovato rrëfeu për herë të parë për momentin kur u ka treguar prindërve të saj se se i pëlqejnë edhe vajzat. Ajo foli rreth dëshirës së saj për të pasur një fëmijë brenda kësaj dekade, megjithatë ende nuk është e sigurt nëse dëshiron që të krijojë familje me një burrë apo me një grua tjetër.
“Nuk u kam treguar prindërve të mi që mund të martohem edhe me një grua, deri në vitin 2017”, -u shpreh ajo para se të tregonte për momentin kur u rrëfeu prindërve se kishte pëlqim edhe ndaj femrave.
“Ishte emocionuese, por shumë e bukur. Pasi ua rrëfeva, po dridhesha dhe po qaja. U mbusha me emocione”, -është shprehur Demi.
Ajo ka shtuar se i ati reagoi në mënyrë të natyrshme, ndërsa e ëma i tha se dëshironte vetëm lumturinë e saj.
“Kjo ishte diçka shumë e bukur dhe e mrekullueshme. Siç thashë, jam shumë mirënjohëse”, -ka përfunduar ajo.
Këngëtarja është përfolur pak muaj më parë për një romancë me modelin Austin Wilson.
- Alketa Vejsiu niset për në Sanremo: ‘Më uroni fat!’
- Rihanna zhvishet për koleksionin e ri të ‘Savage X Fenty’