Header

David Guetta do të bëhet baba për herë të tretë

David Guetta do të bëhet sërish baba! DJ i famshëm 56-vjeçar dhe e dashura e tij, Jessica Ledon, 31 vjeç, janë në pritje të ëmbël.

Ata e bënë me dije lajmin e bukur në tapetin e kuq të Latin Grammy Awards.

David dhe Jessica nisën të takoheshin në vitin 2015 dhe marrëdhënia e tyre ka pasur disa ulje-ngritje. Disa kohë më parë, mendohej se ata i dhanë fund marrëdhënies dhe burime të shumta e konfirmuan thashethemin, por duket se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet dhe së shpejti do të bëhen prindër.

Ky është bebushi i parë i çiftin dhe fëmija i tretë për David Guetta, i cili gjithashtu ka 2 fëmijë me ish-bashkëshorten Cathy Lobe.

You may also like ...