Ka raportime se Madonna kishte ethe për një muaj, para se të transferohej në spital. Megjithatë, një ditë para shtrimit urgjent, ajo u kap nga paparacët duke ecur në rrugët e Nju Jorkut.
Në imazhet ekskluzive të siguruara nga DailyMail, këngëtarja 64-vjeçare shihet duke vizituar ekspozitën e Karl Lagerfeld në Muzeun Metropolitan në Manhattan me asistentin e saj dhe një nga kërcimtarët e saj.
Madonna mund të ketë dalë nga spitali ku u trajtua pas një infeksioni bakterial, megjithatë raportimet në anën tjetër të Atlantikut po shtojnë shqetësimin për gjendjen shëndetësore të këngëtares 64-vjeçare.
Madonna, e cila u dërgua në shtëpinë e saj në Nju Jork pasi u shtrua në ICU, po “vjell vazhdimisht” dhe mbetet e shtrirë në shtrat pasi nuk është ende e qartë se çfarë lloj infeksioni bakterial ka marrë.
- Shitet për më shumë se 63 mijë dollarë çanta mikroskopike!
- UEFA shpall golin më të bukur të Champions League