Header

Dalin detaje të reja nga divorci i Joe Jonas dhe Sophie Turner

Joe Jonas dhe Sophie Turner përfundimisht po divorcohen.

Këngëtari i ‘The Jonas Brothers’ bëri kërkesë për divorc nga ylli i ‘Game of Thrones’ në Florida më 5 shtator, duke theksuar se “martesa mes palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Sipas Today.com, media “ka siguruar ekskluzivisht kërkesën për zgjidhjen e martesës të paraqitur nga Joe Jonas të martën, 5 shtator 2023 në Miami, Dade County, Florida”.

Sipas dokumenteve, “martesa ndërmjet palëve është prishur në mënyrë të pakthyeshme”.

Aty thuhet se Joe dhe Sophie kishin një marrëveshje paramartesore dhe dy fëmijët e tyre kanë qëndruar me Joe, por “është në interesin më të mirë të fëmijëve të mitur që palët të kenë përgjegjësi të përbashkëta prindërore”.

Burime për Page Six thanë se Jonas u përpoq të “shpëtonte” martesën katërvjeçare me Sophie-n përpara se të bënte kërkesë për divorc. Sipas po të njëjtit burim, Joe “nuk donte të prishte familjen”, por “një shtëpi jo e lumtur nuk është shtëpi”.

“Asaj i pëlqen të festojë, atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi. Ata kanë stile jetese shumë të ndryshme,” tha një burim për TMZ.

Deri tani, Joe dhe Sophie nuk kanë thënë asgjë publikisht për ndarjen.

You may also like ...