Header

Dafina Zeqiri nxit spekulimet për shtatzëni

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është shfaqur mjaft atraktive në një seri fotografi të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Dafina, e njohur për stilin e saj unik dhe prezencën magnetike, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një veshje të ngushtë në ngjyrë të kaltër dhe një bluzë të shkurtër që zbulojnë barkun e saj të tonifikuar.

Teksa pozon me elegancë, këngëtarja ka nxjerrë në pah formën e saj trupore përmes fotografive të cilat janë shoqëruar me një mbishkrim provokues: “Future Baby Mama”.

Ky mbishkrim ka shkaktuar një valë spekulimesh midis fansave dhe ndjekësve, të cilët kanë nisur të dyshojnë nëse Dafina po paralajmëron se së shpejti do të marrë një rol të ri në jetën e saj, atë të një nëne.

Kujtojmë se Dafina po shijon romancën me biznesmenin nga Kosova, Kreshnik Gjergji dhe çifti pritet që këtë vit të kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni madhështore. Postimi i fundit i këngëtares na bëri të dyshojmë se çifti ndoshta po hedh hapin e radhës.

You may also like ...