Ditën e djeshme Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka u kthyen në kryefjalë të mediave për kritikat e tyre ndaj Dafina Zeqirit.
Eltoni postoi një video ku shihej në një lokal pranë detit, teksa në sfond dëgjohej këngën e re të Albanit dhe Dafinës, “E para/I pari”. Në video luhej pjesa e Albanit, krah të cilës Eltoni shkruante: “Asnjë llaf s’të mora vesh, përveç xhelozia dhe dashuria”, duke ironizuar përveç Dafinës edhe Albanin.
Nga ana tjetër, Aleksandri publikoi një video nga një performancë e Dafinës, në të mbishkrimin e së cilës u shpreh: “Hajde live, hajde…Pupu, çfarë turpi. Ec aty, V.I.P”.
Dafina duket se u është përgjigjur indirekt, duke postuar një video të sajën ku bën mimika që tregojnë se nuk i intereson se çfarë thonë të tjerët. Krah videos ajo shkruan:
“M’tha, i’thash….. Mos u shqetëso për atë që po bëj unë, shqetësohu se pse je i shqetësuar për atë që po bëj unë”. Më pas shton në koment: “Ju dua të gjithëve kaq shumë! Ne e duam njëri-tjetrin haha kjo ka rëndësi sa me fat jam që kam njerëz të mirë që nuk gjykojnë dhe jetojnë për vete!”
- Partneri e kritikoi për peshën, Bebe Rexha i jep fund njëherë e mirë lidhjes
- Shuhet këngëtari legjendar, Tony Bennett!