Cristiano Ronaldo do të shijojë përsëri Ligën e Kampioneve. Jo atë në Europë, por në Azi, teksa Al Nasr luan një sfidë të komplikuar në transfertë përballë Persepolis. Një sfidë ku ndoshta shumë tifozë vendas do të jenë më shumë mbështetës të portugezit se sa të skuadrës iraniane.
Kjo shihet nga mënyra se si është pritur ekipi arab në Iran, me një turmë prej mijëra njerëzish që ka shoqëruar autobusin nga aeroporti e pastaj në rrugë deri në hotel.
Videot që tregojnë tifozët duke ndjekur autobusin e ekipit të Al-Nassr teksa dynden në hotelin e klubit pas mbërritjes së superyllit po bëjnë xhiron e rrjetit.
Tifozët kishim mbushur çdo mbikalim, apo ishin ngjitur në këmbë edhe në kodrat anës rrugës për të parë më mirë autobusin, teksa më pas ka nisur dhe pushtimi i hotelit ku qëndronte ekipi arab, sepse me mijëra tifozë ishin rrotull tij.
Al-Nassr postoi video në X, të njohur më parë si Twitter, të fansave që vraponin në përpjekje për të kapur autobusin e verdhë.
Forcat e sigurisë nuk mjaftuan dhe qindra tifozë hynë në ambientet e brendshme. Ndaj u desh ndihma e policisë për të qetësuar situatën dhe boshatisur hollin e hotelit. Në fund, Al Nasr u detyrua që të anulonte stërvitjen një ditë para ndeshjes, pasi ishte e pamundur që të largohej nga hoteli për të shkuar në stadium.
- Mënyra e çuditshme se si piktura e vjedhur e Van Gogh u kthye 3 vjet më vonë në muze
- Vlera marramendëse që ka arritur ‘Barbie’ në 8 javë