Header

Ç’po ndodh? Capital T, Majk dhe Ledri Vula i kapin fansat të papërgatitur!

Bashkëpunimet muzikore të verës duket se do të jenë edhe më ‘flakë’ këtë vit.

Një projekt ka bërë bashkë Majk, Ledri Vulën dhe Capital T. “Yjet dalin natën” do të publikohet më 3 Qershor në orën 13:00 dhe sipas Capital T, do të jetë “hit madhor”.

Ledri Vula ka bashkëpunuar më herët me të dy artistët në projekte të veçanta si “Marr” me Majk apo “DMP”, “Win Win” me Capital T. Majk dhe Capital T kanë bashkëpunuar me “Pasha jetën” rreth 5 vjet më parë dhe “Hala” në vitin 2019, një projekt për të cilin u përfolën se më vonë solli edhe krisjen mes tyre.

Mesa duket hatërmbetja i përket së shkuarës dhe muzika ka gjetur gjuhën e pajtimit. Postimi i djemve  është pritur shumë mirë nga fansat, të cilët kanë shprehur habinë dhe padurimin në komente.

You may also like ...