Kostoja e një pice klasike Margherita vazhdoi të rritet në prill në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, megjithëse norma e inflacionit u ngadalësua për të gjithë përbërësit e saj.
Sipas Bloomberg, i cili citon të dhëna nga Instituti Italian i Statistikave dhe Ministria e Financave, përbërësit e picës ( miell, domate, mocarela dhe vaj ulliri ) dhe energjia për të pjekur picën u rrit me 19% në prill, krahasuar me 2022.
Megjithatë, rritjet e çmimeve janë ngadalësuar në krahasim me marsin, por edhe nëntorin e kaluar kur kostoja e prodhimit u rrit me më shumë se 30%. Indeksi i picave vazhdon të tejkalojë inflacionin total, i cili ishte 8.7% muajin e kaluar.
Kostoja e blerjes së picës së gatshme është rritur me 7.6% këtë vit, duke e bërë supermarketin një zgjidhje më fitimprurëse sesa pica e bërë vetë.
- Ronela Hajati zbulon nëse është e dashuruar, nuk kursen thumbat për koleget
- Dwayne Johnson rrëfen betejën me depresionin