Header

Cillian Murphy tregon pse nuk i pëlqen të bëjë foto me fansat

Aktori i njohur i “Oppenheimer” i nominuar për Oscars, Cillian Murphy në një intervistë ekskluzive për kopertinën e fundit të marsit të revistës GQ ka folur në lidhje me karrierën dhe jetën e tij profesionale dhe jo vetëm.

Ai gjithashtu ka zbuluar edhe arsyen se pse nuk pranon të bëjë foto me fansat dhe mbështetësit e tij. Ai është i prerë kur bëhet fjalë për foto me fansat dhe shpjegon se përse e ka marrë këtë vendim.

Unë nuk bëj foto. Sapo fillova ta bëja këtë, ndryshoi jetën time. Thjesht mendoj se është më mirë të përshëndes dhe të bëjmë një bisedë të vogël. Unë ua them këtë shumë njerëzve, ju e dini, miqve të mi aktorë, dhe ata janë thjesht si: “Ndihem shumë keq”. Por ju nuk keni nevojë për një regjistrim fotografik të çdo vendi ku keni qenë brenda një dite,” thotë 47-vjeçari duke shpjeguar se e ka shumë problem kur fansat i bëjnë foto në mënyrë të fshehtë.

Gjate intervistes, ai ka dhënë detaje edhe në lidhje me filmin e tij të vitit 2005 “Red Eye”.

“Unë e dua Rachel McAdams dhe u argëtuam duke e bërë atë. Por unë nuk mendoj se është një film i mirë.” tha Murphy për GQ.

Murphy ka folur ndër të tjera edhe për faktin se pse ai zgjedh të realizojë vetëm një film në vit.

“Mendoj se për mua një pjesë e rëndësishme e të qënurit aktor është thjesht të jetosh dhe të kesh një jetë normale duke bërë gjëra normale”, shprehet ai.

You may also like ...