Dy repert e njohura dhe më me zë të momentit, Nicky Minaj dhe Cardi B do të shfaqen së bashku në VMA (Video Music Awards 2023), 5 vjet pas përleshjes së tyre në një event të Javës së Modës në New York.
Minaj do të interpretojë për të dytin vit radhazi në këtë eveniment, ndërsa Cardi B për herë të parë.
Gjithashtu pritet që në VMA të performojë Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe Lil Wayne e bashkë me to dhe dy reperet të cilat nuk i kanë të mira raportet me njëra-tjetrën.
Sipas raportimeve, në 2008-ën, një roje sigurie e goditi me bërryl Cardi B në tentativë për të shuar sherrin mes saj dhe Minaj.
Asokohe, Cardi B u largua nga festa me një gungë në syrin e majtë, pa këpucë dhe fustanin e saj “Dolce & Gabbana” të grisur.
Pas kësaj, Cardi B tha në Instagram se përplasja me Minaj kishte nisur prej kësaj të fundit.
“Reperja ka bërë komente mbi aftësitë e mia si nënë”, u shpreh ajo.
Tashmë dhe pse kanë kaluar 5 vite, fansat presin dramë! Ka nga ata që presin që ato të pajtohen, megjithatë mbetet për t’u parë.
Minaj nuk ka folur kurrë për këtë temë, ndonëse fansat kanë spekuluar se ajo ka vënë në shënjestër reperen tjetër me këngët e saj “We Go Up” dhe “Hard White”.
- Ed Sheeran anuloi koncertin e tij në momentin e fundit, fansat e zemëruar
- Elon Musk bëhet baba për herë të 11, ky është emri i çuditshëm që i ka vendosur fëmijës