Pasi më në fund Capital T pranoi se është në një lidhje e madje foli me fjalët më të bukura për partneren e tij.
I ftuar në emisionin “Radar” ai ka pranuar se është në një lidhje dhe se ajo do të jetë e pranishme në koncertin e tij.
“Normale që kam partnere. Për mua është më e bukura në botë. Do jetë edhe në koncert.Qëllimi kur je në një lidhje është martesa. Por, momentalisht nuk i kemi ato plane. Unë asnjëherë nuk jam futur në një lidhje me qëllimin hajde se po e kryj”, tha këngëtari.
Prej disa vitesh, Capital T përflitet për një lidhje me Adrola Dushi por asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar romancën.
- Pse takat e Beyonce janë bërë virale?
- Kim Kardashian shkoi në një ndeshje futbolli me çantën më të shtrenjtë në botë