Header

Butrinti dhe Ermali risjellin ‘Për një dashuri’

Këngëtarët shumë të dashur për publikun, Butrint Imeri dhe Ermal Fejzullahu, kanë publikuar së fundmi bashkëpunimin e tyre më të ri.

Kënga është një ripërpunim modern i këngës së dikurshme të Ermalit, “Për një dashuri” nga Ermal Fejzullahu.

Për përpunimin e muzikës është kujdesur producenti Rzon

Projekti do të vijë i kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa regjinë e videoklipit e ka bërë Valon Aziri.

Dy këngëtarët në fjalë vazhdojnë të jenë shumë aktivë në muzikë me projekte muzikore, të cilat priten mirë nga fansat e tyre.

Ky është bashkëpunimi i parë mes Ermalit dhe Butrint Imerit.

You may also like ...